Autore: Ummu Muhamed Breznica
Recesent: Petrit Perçuku
Redaktor gjuhësor: Albiona Olluri
Kopertina: Kaltrina Ferizi
Numri i faqeve: 90
Formatit A4, pa ngjyra.
I bashkangjitur me të libërthi: “T’ua mësojmë fëmijëve besimin”
Çmimi: 3 Euro
Çdo lavdërim dhe falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve. Salati dhe selami qofshin për robin dhe të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, për familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij!
Në këtë libër, fëmijët do gjejnë argëtim përmes ngjyrosjeve të shumta dhe njëkohësisht do hedhin hapat e parë drejt shkrimit, duke filluar nga vijat, për të vazhduar me shkronjat dhe fjalët. Ky libër është parë si shumë i përshtatshëm në praktikë, jo vetëm për lehtësimin e mësimit të leximit, por edhe si një mundësi e mirë të shfrytëzohet në shkencën e logopedisë, pra për fëmijët me probleme në të folur, të cilët duke ngjyrosur dhe shkruar, ushtrojnë shqiptimin e fjalëve të shumta të paraqitura me figura.
Libri plotësohet:
Në kuadër të këtij libri, vjen si dhuratë libërthi “T’ua mësojmë fëmijëve teuhidin!”.
Brenda libërthit fëmijët do njihen me bazën e fesë, pra teuhidin, dhe me disa dhikre të dobishme.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.