Shkronjat dhe numrat arab

Autore: Ummu Muhamed Breznica
Recesent: Petrit Perçuku
Redaktor gjuhësor: Albiona Olluri
Kopertina: Kaltrina Ferizi
Numri i faqeve: 107 
Formatit A4, me ngjyra.

Çmimi: 4 Euro

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيم

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotë!

Çdo lavdërim dhe falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve. Salati dhe selami qofshin për robin dhe të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, për familjen e tij dhe për të gjithë shokët e tij!

Objektivat e pjesës së shkronjave

Fëmijët:

  • të njihen me katër format e shkronjave arabe,
  • t’i emërtojnë ato,
  • ta ushtrojnë shkrimin e tyre,
  • të ngjyrosin shkronjën arabe dhe emrin e saj në shkronjat latine,
  • të ngjyrosin fjalët arabe që fillojnë me secilën shkronjë dhe përkthimin e tyre në gjuhën shqipe,
  • të pasurojnë fjalorin me fjalë nga gjuha arabe dhe gjuha shqipe,
  • të vërejnë se në gjuhën arabe fillojmë të shkruajmë nga ana e djathtë në të majtë, ndërsa kur shkruajmë në gjuhën shqipe, fillojmë nga e majta në të djathtë,
  • të njihen me tri zanoret e shkurtra: fet’ha, kesre dhe damme,
  • të dallojnë dhe krahasojnë fjalët në të dy gjuhët,
  • të zhvillojnë kreativitetin e tyre me ngjyrosjen e figurave, të cilat fillojnë me secilën shkronjë arabe,
  • dhe në fund ushtrojnë kujtesën duke i kujtuar emrat e figurave që janë paraqitur vetëm me shkronjën që fillojnë.

Shpresojmë që ky libër të jetë ndihmesë jo vetëm për leximin e Kuranit, por edhe për mësim të gjuhës arabe!

Objektivat e pjesës së numrave

Fëmijët:

  • të njihen me numrat arab si grafikë, sasi dhe emër,
  • të numërojnë,
  • t’i dallojnë numrat arab dhe numrat shqip,
  • t’i ngjyrosin numrat dhe emrat e tyre,
  • t’i shkruajnë numrat duke bashkuar pikat,
  • t’i ngjyrosin figurat.