Përgatiti: Leonora Breznica
Recesent dhe ndihmës: Petrit Perçuku
Redaktor gjuhësor: Albiona Olluri
Ilustrimet: Doruntina Bunjaku dhe Leonora Breznica
Kopertina: Kaltrina Ferizi dhe Agron Hyseni
Boton: Shtëpia botuese “Essebil” – Prizren
Shtypi: Shtypshkronja “Graf-Ing” – Prishtinë
Viti i botimit: 2022
Katalogimi: ISBN 978-9951-553-23-0
Numri i faqeve: 160
Formatit A4, me ngjyra.
Çmimi: 10 Euro
“Tregimet më të bukura – niveli i dytë” përmban shkronjat nga Dh deri te LL. Secila prej tyre ka nga katër lëndë: tregimin, emrat e Allahut, akide dhe hadith.
Në libër janë dymbëdhjetë tregime, tridhjetë e një emra të Allahut, dymbëdhjetë mësime nga akideja dhe tetëmbëdhjetë hadithe (për mësim përmendsh, sepse ka dhe shumë hadithe të tjera). Këto njohuri iu lehtësohen fëmijëve përmes ushtrimeve të ndryshme duke u gërshetuar edhe mes vete, si: fjalëkryqe, labirinte, gjej fjalët, sudoku, kriptograme, ushtrime të larmishme etj.
Libri është testuar praktikisht me një grup fëmijësh të moshës 7-10 vjeç, nga vetë përpiluesja e librit.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.