Tregimet më të bukura – niveli i parë

Autore: Ummu Muhamed Breznica
Recesent: Petrit Perçuku
Redaktor gjuhësor: Albiona Olluri
Kopertina: Kaltrina Ferizi dhe Agron Hyseni
Boton: Shtëpia botuese “Essebil” – Prizren
Shtypi: Shtypshkronja “Graf-Ing” – Prishtinë
Viti i botimit: 2019 – Prizren
Katalogimi: ISBN 978-9951-553-14-8
Numri i faqeve: 68 
Formatit A4, me ngjyra. 

I bashkangjitur me të: “Planifikim dhe ide se si të mësohet libri “Tregimet më të bukura – niveli i parë”
Numri i faqeve: 69 
Formatit A4, pa ngjyra. 

Çmimi: 5 Euro

Libri “Tregimet më të bukura – niveli i parë” përmban pesë libërtha të cilët kanë renditjen e alfabetit të gjuhës shqipe, pra shkronjat nga A deri te D. Secili prej këtyre libërthave ka katër lëndë: tregim, emrat e Allahut, akide dhe hadith. Secili libërth ka nga trembëdhjetë faqe. Këto njohuri iu lehtësohen fëmijëve përmes ushtrimeve të ndryshme duke u gërshetuar edhe mes vete, si: fjalëkryqe, labirinte, sudok, enigma të larmishme etj.

Libri është testuar praktikisht me një grup fëmijësh të moshës 7-10 vjeç, nga vetë përpiluesja e librit.

Librit i bashkëngjitet planifikimi i tij në mënyrë të detajuar për 36 javë mësim, një test (pas përfundimit të gjysmës së librit) dhe gara e diturisë (në përfundim të tij).