Labirint

Labirintet janë një aktivitet shumë i thjeshtë por argëtues dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të ushtruar aftësitë motorike duke inkurajuar fëmijët të qëndrojnë brenda linjave. Këtu ofrohen labirinte të ndryshme, nga rrugë të thjeshta për fëmijët e vegjël, deri te labirinte më të ndërlikuara, ku përfshihen njohja dhe mësimi i disa mësimeve/dijeve fetare, duke i kaluar labirintet me shkronja apo fjalë.

Labirint “Teravitë”.

Gjej rrugën për të shkuar në namazin e teravive.

Labirint “Iftari”.

Gjej rrugën për të ngrënë iftarin pas faljes së namazit të akshamit.

Labirint “Syfyr”.

Gjej rrugën për të shkuar në namazin e sabahut pas ngrënies së syfyrit.

 

Në arabisht “سُحُورُ – ُsuhuur” quhet ngrënia e ushqimit në fund të natës. Është quajtur kështu sepse kjo pjesë e natës quhet سَحَر – َsehar.

Labirint për tavafin lamtumirës.

  • Gjej rrugën për të përfunduar tavafin lamtumirës.

Labirinti nga Muzdelifeja për në Mina.

  • Labirinti nga Muzdelifeja për në Mina.

Labirinti nga Arafati për në Muzdelife.

  • Labirinti nga Arafati për në Muzdelife.

Labirinti nga Mina për në Arafat.

  • Labirinti nga Mina për në Arafat.

Labirinti mes kodrave Safa dhe Merua.

Labirinti mes kodrave Safa dhe Merua.

Labirint për në Meke.

Ngjyros rrugën nga vendi ku jeton për në Meke. Vizato ose ngjit foto të qytetit tënd.

Labirint: lokomotiva deri në hekurudhë.

Argëtohu duke gjetur rrugën e lokomotivës deri në hekurudhë.

Labirint me kuptimin e fjalës adhurimi.

Përshkoje labirintin nëpër fjalët fqinje pa i tejkaluar apo përsëritur ato për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkruaje në fund atë.

Labirint me elementet e xhamisë

Në labirintin e dhënë gjej elementet që janë pjesë e xhamisë sipas renditje së ofruar.

Labirint nga spitali për në barnatore

A e dini lutjen kur të vizitojmë të sëmurin? Gjej rrugën nga spitali për në barnatore.

Labirint për në librari

Shkruani emrin tuaj, pastaj ecni nëpër rrugën deri n ë librari për të blerë mjetet mësimore.

Labirint për në shtëpi

Shkruaje lutjen gjatë daljes nga shtëpia pastaj gjej rrugën për tek ajo. Ngjyros.

Labirint për në tualet

Shkruaje lutjen që thuhet para hyrjes në tualet pastaj gjej rrugën për tek ajo.

Labirint me kuptimin e fjalës besimtarë

Përshkoje labirintin nëpër fjalët fqinje pa i tejkaluar apo përsëritur ato për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkruaje në fund atë.

Labirint: Katër shkronjat a-ç

Gjej vendin përmes rrugëve për të vizatuar figurën që fillon me shkronjën përkatëse.

Labirint: Xhamia

Duke filluar tek letra me ngjyra të ndryshme, përshko rrugën duke arritur tek xhamia e ndërtuar me to.

Labirint: Rruga për të arritur tek xhamia

Gjej rrugën për të arritur tek xhamia.

Labirint: Rruga e nxënësit për të shkuar në xhami prej shkollës dhe shtëpisë

Gjej rrugën e nxënësit për të shkuar në xhami prej shkollës dhe shtëpisë. Ngjyros.

Labirint: Çka është shirku?

Përshkoje labirintin duke ngjyrosur shkronjat për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkronjat lidhen me radhë pa i tejkaluar apo përsëritur ato. Shkruaje në fund përgjigjen e pyetjes që ke gjetur dhe mësoje përmendësh.

Labirint: Rruga e dijes

Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

Me të vërtetë engjëjt i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia ndaj asaj që ai është duke e vepruar.” (Tirmidhiu, Ebu Davudi)

Kërko dije edhe ti, duke shkuar aty ku mësohet ajo.

Labirint: Shtyllat e Islamit

Ec së bashku me shkronjat e shtyllave të Islamit për të mbërritur kështu në haxhillëk tek Qabeja e shenjtë.

Labirint: Rruga për te Qabeja e bekuar

Ndihmoju besimtarëve nga katër anët e botës të shkojnë për vizitë në Qabenë e bekuar.

Labirint: Ngjyros dhuratat

Ngjyrosni dhuratat sipas kërkesës.

Labirint: Hadithi “Lëre…

Përshkoje labirintin nëpër shkronjat e hadithit. Shkruaje në fund për të mbajtur në mend më mirë.

Labirint: Çka është idhulli?

Përshkoje labirintin nëpër shkronjat fqinje pa i tejkaluar apo përsëritur ato për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkruaje në fund atë. Pastaj rikthehesh nga fillimi, ku me shkronjat e mbetura shton ende tek përgjigjja e gjetur më herët. Mësoje përmendsh të tërën.

Labirint: Çka do të thotë teuhid?

Ngjyros katrorët me fjalët e kuptimit të teuhidit pa i tejkaluar ata në labirintin e dhënë. Katrorët e mbetur kanë fjalë të cilat formojnë njërin nga argumentet për teuhidin. Katrorët me fjalët e përgjigjes ngjyros me ngjyrën e kaltër, ndërsa me ngjyrën e gjelbër ata me fjalët e argumentit. Shkruaji ato në fund dhe pastaj mësoji përmendësh.