- Sudok me gjashtë shkronjat e fjalës “kurban”. Gjej gjashtë shkronjat duke mos i përsëritur as horizontalisht, as vertikalisht dhe as brenda katrorit të tyre.

Sudoku është një enigmë e cila ka për bazë gjetjen e katër apo gjashtë apo nëntë numrave duke mos u përsëritur as horizontalisht, as vertikalisht dhe as brenda katrorit të tyre. Në vend të numrave, ne kemi marrë shkronja të fjalëve të ndryshme nga feja jonë e bukur.
Saji është ecja shtatë herë mes dy kodrave Safa dhe Merua. Këto dy kodra të vogla ndodhen 200 metra larg në juglindje të Qabesë.
Umreja është adhurimi i ngjashëm me haxhillëkun, por që mund të kryhet gjatë tërë vitit. Ai përbëhet nga nijeti, tavafi rreth Qabesë dhe saji mes kodrave Safa e Merua, i veshur me rrobën e ihramit.
Gjashtë shkronjat A GJ Ë R I M mos të përsëriten as horizontalisht, as vertikalisht dhe as brenda katrorit të tyre.
Gjashtë shkronjat H I XH R E T mos të përsëriten as horizontalisht, as vertikalisht dhe as brenda katrorit të tyre.
Çka është haxhillëku?
Haxhillëku është vizita e vendeve të shenjta me qëllim që njeriu t’i kryejë ritet e tij në vend dhe kohë të caktuar, si shprehje e adhurimit ndaj Allahut të Madhërishëm.
Allahu i Madhëruar e ka bërë obligim kryerjen e haxhillëkut një herë në jetë, kush ka mundësi fizike dhe materiale.
Çka është adhurimi?
Adhurimi është çdo vepër dhe fjalë që e do Allahu dhe është i kënaqur me të, qoftë e jashtme apo e brendshme.
Çka është teuhidi?
Teuhidi është të besojmë bindshëm dhe të pranojmë se Allahu është i Vetëm e i pa shoq në gjërat që Ai i meriton dhe që veçohet me to.
Çka është ezani?
Ezani është thirrja e cila përdoret për të lajmëruar kohën e faljes së namazit. Personi i cili thërret ezanin quhet muezin.
Plotëso sudokun me katër shkronjat e fjalës “SHIRK”
A e dini ju kush quhen muhaxhirë?
Muhaxhirë quheshin myslimanët e Mekës të cilët e lanë tërë pasurinë e vet dhe çdo gjë që kishin për hir të Islamit dhe që me lejen e Profetit (salAllahu alejhi ue selem) u shpërngulën në Medine.
A e dini ju kush quhen besimtarë?
Besimtarë quhen njerëzit të cilët i besojnë Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe çdo gjë që na ka treguar Ai dhe i Dërguari i Tij. Ata i luten vetëm Allahut, i veprojnë gjërat që na ka urdhëruar Ai dhe largohen nga ato që na ka ndaluar Ai. E kundërta për besimtarë është jobesimtarë.
Kush quhen ensarë?
Ensarë quheshin myslimanët e Medinës të cilët u ndihmuan muhaxhirëve.
A e dini ju çka kuptohet me mus’haf?
Mus’haf është libri në të cilin e lexojmë Fjalën e Allahut, Kuranin. Në të ka shkronja, ngjyrë, fleta, mbështjellëse, dhe kjo e bën të quhet mus’haf.
A e dini çka është gjynahu?
Gjynahu në gjuhën shqipe do të thotë mëkati. Ai është mosbindja ndaj Allahut dhe profetit Muhamed (salAllahu alejhi ue selem). Gjynahu është veprimi i asaj që e ka ndaluar Allahu ose mosveprimi i asaj që ka urdhëruar të veprohet. Për bërjen e gjynaheve Allahu dënon.
A e dini çka është Qabeja?
Qabeja e shenjtë është xhamia e parë që është ndërtuar për të adhuruar Allahun.
Plotëso sudokun me shkronjat e emrit “ADEM”
A e dini ju kush është Ademi (alejhis selam)?
Ademi (alejhis selam) është njeriu i parë, të cilin Allahu e ka krijuar me dy Duart e Tij. Të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen prej tij.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.