Gjej rrugën për të shkuar në namazin e teravive.

Labirintet janë një aktivitet shumë i thjeshtë por argëtues dhe një mënyrë e shkëlqyeshme për të ushtruar aftësitë motorike duke inkurajuar fëmijët të qëndrojnë brenda linjave. Këtu ofrohen labirinte të ndryshme, nga rrugë të thjeshta për fëmijët e vegjël, deri te labirinte më të ndërlikuara, ku përfshihen njohja dhe mësimi i disa mësimeve/dijeve fetare, duke i kaluar labirintet me shkronja apo fjalë.
Gjej rrugën për të shkuar në namazin e sabahut pas ngrënies së syfyrit.
Në arabisht “سُحُورُ – ُsuhuur” quhet ngrënia e ushqimit në fund të natës. Është quajtur kështu sepse kjo pjesë e natës quhet سَحَر – َsehar.
Ngjyros rrugën nga vendi ku jeton për në Meke. Vizato ose ngjit foto të qytetit tënd.
Argëtohu duke gjetur rrugën e lokomotivës deri në hekurudhë.
Përshkoje labirintin nëpër fjalët fqinje pa i tejkaluar apo përsëritur ato për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkruaje në fund atë.
Në labirintin e dhënë gjej elementet që janë pjesë e xhamisë sipas renditje së ofruar.
A e dini lutjen kur të vizitojmë të sëmurin? Gjej rrugën nga spitali për në barnatore.
Shkruani emrin tuaj, pastaj ecni nëpër rrugën deri n ë librari për të blerë mjetet mësimore.
Shkruaje lutjen gjatë daljes nga shtëpia pastaj gjej rrugën për tek ajo. Ngjyros.
Shkruaje lutjen që thuhet para hyrjes në tualet pastaj gjej rrugën për tek ajo.
Përshkoje labirintin nëpër fjalët fqinje pa i tejkaluar apo përsëritur ato për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkruaje në fund atë.
Gjej vendin përmes rrugëve për të vizatuar figurën që fillon me shkronjën përkatëse.
Duke filluar tek letra me ngjyra të ndryshme, përshko rrugën duke arritur tek xhamia e ndërtuar me to.
Gjej rrugën e nxënësit për të shkuar në xhami prej shkollës dhe shtëpisë. Ngjyros.
Përshkoje labirintin duke ngjyrosur shkronjat për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkronjat lidhen me radhë pa i tejkaluar apo përsëritur ato. Shkruaje në fund përgjigjen e pyetjes që ke gjetur dhe mësoje përmendësh.
Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Me të vërtetë engjëjt i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e diturisë nga kënaqësia ndaj asaj që ai është duke e vepruar.” (Tirmidhiu, Ebu Davudi)
Kërko dije edhe ti, duke shkuar aty ku mësohet ajo.
Ec së bashku me shkronjat e shtyllave të Islamit për të mbërritur kështu në haxhillëk tek Qabeja e shenjtë.
Ndihmoju besimtarëve nga katër anët e botës të shkojnë për vizitë në Qabenë e bekuar.
Përshkoje labirintin nëpër shkronjat e hadithit. Shkruaje në fund për të mbajtur në mend më mirë.
Përshkoje labirintin nëpër shkronjat fqinje pa i tejkaluar apo përsëritur ato për të gjetur përgjigjen e pyetjes. Shkruaje në fund atë. Pastaj rikthehesh nga fillimi, ku me shkronjat e mbetura shton ende tek përgjigjja e gjetur më herët. Mësoje përmendsh të tërën.
Ngjyros katrorët me fjalët e kuptimit të teuhidit pa i tejkaluar ata në labirintin e dhënë. Katrorët e mbetur kanë fjalë të cilat formojnë njërin nga argumentet për teuhidin. Katrorët me fjalët e përgjigjes ngjyros me ngjyrën e kaltër, ndërsa me ngjyrën e gjelbër ata me fjalët e argumentit. Shkruaji ato në fund dhe pastaj mësoji përmendësh.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.