Libri “Frutat” është përgatitur për fëmijët parashkollorë, me qëllim që ata të njihen me emrat dhe pamjen e frutave në mënyrë të lehtë, të qartë dhe tërheqëse.
Në këtë libër paraqiten 26 fruta, ku secili frut shoqërohet me emrin e tij, me një përshkrim të shkurtër dhe të thjeshtë, si dhe me ilustrim për ta bërë mësimin më të kuptueshëm për fëmijët e vegjël.
Përmes anës vizuale, fëmijët e kanë më të lehtë t’i dallojnë frutat, t’i emërtojnë ato dhe t’i lidhin me pamjen e tyre. Po ashtu, libri u jep mundësi fëmijëve të mësojnë dhe të argëtohen edhe përmes ngjyrosjes.
Libri është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi, në çerdhe dhe në klasat përgatitore, si ndihmë për pasurimin e fjalorit dhe njohjen e frutave në moshë të hershme.
Këto fruta mund t’i gjeni edhe te kategoria “Printime” https://femijamusliman.com/printime/frutat/.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.