Libri i lutjeve për fëmijë

Përgatiti: Leonora Breznica
Recensent dhe ndihmës në përgatitje: Petrit Perçuku
Kopertina: Medina Statovci
Titulli i botimit të parë: “Libri i lutjeve”
Botimi i parë: 2020
Redaktore gjuhësore e botimit të parë: Albiona Olluri
Ribotim i përmirësuar: 2026
Numri i faqeve: 68
Formati: A5, pa ngjyra
Mosha e përshtatshme: për fëmijë, me ndihmën e prindërve ose mësuesve
Çmimi: 2.50 €

Libri “Libri i lutjeve për fëmijë” është përgatitur për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë lutje të përditshme në mënyrë të lehtë, të kuptueshme dhe tërheqëse.

Ky ribotim i përmirësuar përmban 34 lutje në gjuhën arabe, me transliterim dhe përkthim në gjuhën shqipe. Lutjet janë të shoqëruara me aktivitete edukative dhe ilustrime për ngjyrosje, në mënyrë që fëmijët të mësojnë duke lexuar, përsëritur, plotësuar dhe ngjyrosur.

Përmes këtij libri, fëmijët njihen me lutje që thuhen në raste të ndryshme të jetës, si: kur zgjohen, kur veshin rroba, para dhe pas abdesit, kur hyjnë e dalin nga shtëpia, kur hanë, kur pinë, para gjumit dhe në raste të tjera të përditshme.

Aktivitetet e librit janë përgatitur për ta bërë mësimin më të afërt për fëmijët. Përmes ngjyrosjes, vëzhgimit, lidhjes së fjalëve, plotësimit dhe ushtrimeve të thjeshta, fëmijët nxiten ta mësojnë lutjen me lehtësi dhe ta lidhin atë me situata të jetës së përditshme.

Në disa ushtrime janë paraqitur edhe elemente nga ambienti ynë shqiptar, si xhami dhe motive të njohura nga trojet shqiptare, në mënyrë që libri të jetë më i afërt me vendin, kulturën dhe mjedisin ku fëmijët jetojnë.

Ky libër është i përshtatshëm për prindër dhe mësues që dëshirojnë t’ua mësojnë fëmijëve lutjet e përditshme në mënyrë të butë, praktike dhe të këndshme.

Lusim Allahun që fëmijët t’i mësojnë këto lutje, ta përmendin Atë çdo ditë dhe të rriten me falënderim e sjellje të mirë.