Libri “Alfabeti i gjuhës arabe” është përgatitur për fëmijët parashkollorë, me qëllim që ata të njihen me shkronjat arabe në mënyrë të thjeshtë, të bukur dhe tërheqëse.
Në këtë libër paraqiten shkronjat e alfabetit të gjuhës arabe me grafikën e tyre. Çdo shkronjë shoqërohet me një fjalë arabe që fillon me shkronjën përkatëse, me përkthimin e saj në gjuhën shqipe, si dhe me ilustrimin e asaj fjale në dy forma: të ngjyrosur dhe të pangjyrosur.
Përmes këtij libri, fëmijët njihen me shkronjat arabe, pasurojnë fjalorin me fjalë të reja, mësojnë kuptimin e tyre në gjuhën shqipe dhe zhvillojnë kreativitetin përmes ngjyrosjes dhe vizatimit.
Libri është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi, në çerdhe dhe në klasat përgatitore, si hap i parë për njohjen e shkronjave arabe.
Këtë libër, të ndarë në shkronja, mund ta gjeni edhe te kategoria “Printime” https://femijamusliman.com/printime/alfabeti-i-gjuhes-arabe/njohje-me-shkronjat/.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.