Alfabeti i gjuhës shqipe

Përgatiti: Leonora Breznica
Recensent: Petrit Perçuku
Kopertina dhe ilustrimet: Agron Hyseni
Numri i faqeve: 36
Formati: A4, me ngjyra
Mosha e përshtatshme: parashkollorë
Çmimi: 2.20 €

Libri “Alfabeti i gjuhës shqipe” është përgatitur për fëmijët parashkollorë, me qëllim që ata të njihen me shkronjat e alfabetit shqip në mënyrë të lehtë, të qartë dhe tërheqëse.

Në këtë libër paraqiten 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe. Për secilën shkronjë jepen dy format e saj: shkronja e madhe e shtypit dhe shkronja e vogël e shtypit.

Çdo shkronjë shoqërohet me një fjalë që fillon me shkronjën përkatëse, me një fjali të thjeshtë sqaruese, si dhe me ilustrimin e asaj fjale në dy forma: të ngjyrosur dhe të pangjyrosur. Kjo u mundëson fëmijëve të mësojnë shkronjat, të pasurojnë fjalorin dhe të ushtrojnë ngjyrosjen në të njëjtën kohë.

Libri është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi, në çerdhe dhe në klasat përgatitore, si ndihmë për hapat e parë të fëmijëve në njohjen e alfabetit shqip.

Këtë libër, të ndarë në shkronja, mund ta gjeni edhe te kategoria “Printime” https://femijamusliman.com/printime/alfabeti-i-gjuhes-shqipe/.