Përgatiti: Leonora Breznica
Recesent dhe ndihmës: Petrit Perçuku
Redaktore gjuhësore: Albiona Olluri
Ilustrimet: Doruntina Bunjaku dhe Leonora Breznica
Kopertina: Kaltrina Ferizi dhe Agron Hyseni
Botues: Shtëpia Botuese “Essebil” – Prizren
Shtypi: Shtypshkronja “Graf-Ing” – Prishtinë
Viti i botimit: 2022
ISBN: 978-9951-553-23-0
Numri i faqeve: 160
Formati: A4, me ngjyra
Mosha e përshtatshme: mbi 9 vjeç
Çmimi: 10.00 €
Libri “Tregimet më të bukura – niveli i dytë” është vazhdim i nivelit të parë dhe përmban shkronjat nga DH deri te LL, sipas renditjes së alfabetit të gjuhës shqipe.
Secila shkronjë përfshin katër fusha mësimore: tregim, emrat e Allahut, akide dhe hadith. Përmes këtyre temave, fëmijët mësojnë njohuri të dobishme islame në mënyrë të strukturuar, të kuptueshme dhe tërheqëse.
Në këtë libër gjenden: dymbëdhjetë tregime, tridhjetë e një emra të Allahut, dymbëdhjetë mësime nga akideja dhe tetëmbëdhjetë hadithe për mësim përmendsh, përveç haditheve të tjera që përmenden brenda mësimeve.
Njohuritë e përfshira në libër u lehtësohen fëmijëve përmes ushtrimeve të ndryshme, si: fjalëkryqe, labirinte, gjej fjalët, sudoku, kriptograme dhe ushtrime të tjera të larmishme, të cilat ndihmojnë në përsëritjen dhe përforcimin e mësimeve.
Libri është testuar praktikisht me një grup fëmijësh të moshës 7–10 vjeç, nga vetë përpiluesja e librit, para botimit të tij.
Ky nivel është i përshtatshëm për fëmijët që kanë përvetësuar njohuritë bazë dhe janë të gatshëm të vazhdojnë me mësime më të zgjeruara rreth tregimeve, emrave të Allahut, akidesë dhe haditheve profetike.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.