Përgatiti: Leonora Breznica
Recensent: Petrit Perçuku
Redaktore gjuhësore e botimit të parë: Albiona Olluri
Dizajni: Denisa Zeqiri
Botues: Shtëpia Botuese “Essebil” – Prizren
Shtypi: Shtypshkronja “Graf-Ing” – Prishtinë
Viti i botimit të parë: 2015
Ribotim i përmirësuar: 2025
ISBN: 978-9951-553-26-1
Numri i faqeve: 107
Formati: A4, me ngjyra
Çmimi: 4.50 €
Libri “Shkronjat dhe numrat arabë” është përgatitur për fëmijët që janë në hapat e parë të njohjes me shkronjat dhe numrat arabë, me qëllim që ky mësim të jetë më i lehtë, më i bukur dhe më argëtues.
Ky ribotim vjen me ilustrime të përmirësuara dhe me aktivitete të ndryshme, përmes të cilave fëmijët njihen me shkronjat arabe, format e tyre, fjalë të thjeshta në gjuhën arabe, si dhe me numrat arabë.
Në pjesën e shkronjave, fëmijët njihen me katër format e shkronjave arabe, ushtrojnë shkrimin e tyre, ngjyrosin shkronjat dhe fjalët përkatëse, si dhe pasurojnë fjalorin me fjalë nga gjuha arabe dhe gjuha shqipe.
Përmes aktiviteteve, fëmijët mësojnë se në gjuhën arabe shkruhet nga e djathta në të majtë, ndërsa në gjuhën shqipe nga e majta në të djathtë. Gjithashtu, ata njihen me tri zanoret e shkurtra: fet’ha, kesre dhe damme.
Në pjesën e numrave, fëmijët njihen me numrat arabë si grafikë, sasi dhe emër. Ata mësojnë të numërojnë, t’i dallojnë numrat arabë nga numrat shqip, t’i shkruajnë duke bashkuar pikat dhe t’i ngjyrosin përmes ushtrimeve të ndryshme.
Libri është i përshtatshëm për fëmijët që janë në fillim të mësimit të shkronjave dhe numrave arabë, si dhe për prindër e mësues që dëshirojnë t’ua bëjnë këtë mësim më të këndshëm dhe më të kuptueshëm.
Shpresojmë që ky libër të jetë ndihmesë jo vetëm për leximin e Kuranit, por edhe për mësimin e gjuhës arabe.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.