Përgatiti: Leonora Breznica
Recensent: Petrit Perçuku
Redaktore gjuhësore: Albiona Olluri
Kopertina: Kaltrina Ferizi dhe Agron Hyseni
Botues: Shtëpia Botuese “Essebil” – Prizren
Shtypi: Shtypshkronja “Graf-Ing” – Prishtinë
Botimi i parë: 2019 – Prizren
ISBN: 978-9951-553-14-8
Numri i faqeve: 68
Formati: A4, me ngjyra
Mosha e përshtatshme: mbi 7 vjeç
Çmimi: 6.00 €
Libri “Tregimet më të bukura – niveli i parë” është përgatitur për fëmijët mbi 7 vjeç dhe përmban pesë libërtha të renditur sipas alfabetit të gjuhës shqipe, nga shkronja A deri te D.
Secili libërth përfshin katër fusha mësimore: tregim, emrat e Allahut, akide dhe hadith. Përmes tregimeve, pyetjeve, ushtrimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, fëmijët mësojnë njohuri të dobishme islame në mënyrë të lehtë, të kuptueshme dhe argëtuese.
Në libër gjenden aktivitete të ndryshme, si: fjalëkryqe, labirinte, sudoku, enigma, ushtrime plotësuese dhe lidhje mes njohurive të mësuara.
Libri është testuar praktikisht me një grup fëmijësh të moshës 7–10 vjeç, nga vetë autorja, para botimit të tij.
Ky nivel është i përshtatshëm për fëmijët që kanë filluar të lexojnë dhe të shkruajnë, si dhe për prindër apo mësues që dëshirojnë t’ua mësojnë fëmijëve njohuritë bazë islame përmes një materiali të strukturuar, tërheqës dhe të dobishëm.
Për këtë libër është përgatitur edhe një planifikim i detajuar me ide se si mund të mësohet libri gjatë vitit mësimor.
Ky material mund t’u shërbejë prindërve dhe mësuesve për ta organizuar më lehtë mësimin me fëmijë.
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.