Libër pune me aktivitete për fëmijë
Përgatiti: Leonora Breznica
Recensent: Petrit Perçuku
Redaktoi: Albiona Olluri
Ilustrimet: Medina Statovci
Numri i faqeve: 30 faqe të plastifikuara
Aktivitete: 28
Karta: 129
Qese për karta: 3
Mosha e përshtatshme: parashkollorë
Çmimi: 23.00 €
© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Libri i punës “Urime Bajrami” me 28 aktivitete ia ofron fëmijës shumë natyrshëm mësimet e arsimit parashkollor, duke e përshkruar ditën e festës së Bajramit që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.
Ky material është përgatitur për fëmijët e moshës parashkollore, me qëllim që ata ta përjetojnë festën e Bajramit përmes mësimit, lojës dhe aktiviteteve të ndryshme edukative.
Përmes aktiviteteve të larmishme, fëmijët mësojnë, dallojnë, lidhin, shkruajnë, ngjyrosin, përdorin karta dhe zhvillojnë kujtesën, përqendrimin dhe aftësitë praktike.
Libri përmban 28 aktivitete me gjithsej 30 faqe të plastifikuara, të përshtatshme për përdorim të përsëritur. Ai është menduar si një material i dobishëm për prindër, edukatore dhe mësuese që dëshirojnë t’ua mësojnë fëmijëve kuptimet dhe gëzimet e Bajramit në mënyrë të lehtë, të bukur dhe argëtuese.
Në këtë libër pune gjenden:
Përmes këtij materiali, fëmija mëson rreth ditës së Bajramit, urimit, vizitave, veshjes, ushqimit, namazit, sjelljes së mirë dhe veprimeve të bukura që lidhen me këtë festë të veçantë.
Libri është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi, në çerdhe, në klasë, në aktivitete me fëmijë dhe si dhuratë edukative për Bajram.
Për ta parë më qartë mënyrën e përdorimit të këtij libri pune, mund të shikoni videon prezantuese këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=9plYD-rDuzc
Lusim Allahun që ky libër pune të jetë i dobishëm dhe i bereqetshëm për fëmijët tanë!
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.