Libri “Gëzimi i Fitër Bajramit” është libër me mësime dhe aktivitete argëtuese për fëmijë të moshës 6–12 vjeç, i përgatitur për ta bërë festën e Fitër Bajramit më të bukur, më të gëzueshme dhe më të dobishme për fëmijët.
Ky libër vjen si një material i thjeshtë dhe i këndshëm për fëmijët e moshës shkollore, ku ata mësojnë për Fitër Bajramin përmes leximit, plotësimit, shkrimit, ngjyrosjes dhe ushtrimeve të ndryshme.
Brenda librit gjenden mësime të dobishme për Bajramin, hadithe, pyetje, enigma dhe aktivitete të larmishme, përmes të cilave fëmijët mësojnë duke u argëtuar.
Libri është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi, në klasë ose në aktivitete të organizuara për fëmijë gjatë ditëve të Bajramit.
Lusim Allahun që ky libër të jetë i dobishëm dhe i bereqetshëm për fëmijët tanë!
Vëmendje! Lejohet shpërndarja pa i ndryshuar/shkurtuar tekstet, fotografitë apo videot.